Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit" (në vijim "LDI"), Autoriteti Publik (në vijim "AP"), duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim "PT"), të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim "Komisioneri"), AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të shikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t'u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të AP. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, AP duhet të vlerësojë nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshm për t'u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikim e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
Funksionet dhe Detyrat e AP - Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) është institucion publik në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe ka në misionin e saj që në përputhje me legjislacionin në fuqi, të mbështesë financiarisht institucionet publike të arsimit të lartë dhe studentët e tyre, me qëllim rritjen e performancës së veprimtarisë të këtyre institucioneve. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, AKFAL garanton përdorimin e mjeteve efektive për të siguruar përmbushjen e qëllimit të ligjit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, si dhe zbatimin e strategjisë shtetërore për arsimin përmes:
i) Mbështetjes së veprimtarisë së institucioneve publike të arsimit të lartë, nëpërmjet shpërndarjes së fondeve publike, bazuar në kritere që synojnë pëmirësimin e menaxhimit dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiare të institucioneve të arsimit të lartë, në zbatim të ligjit dhe në përputhje me prioritetet dhe politikat e MAS për arsimin e lartë.
ii) Mbështetjes së studentëve, në IAL-të publike, nëpërmjet shpërndarjes së bursave të studimit, apo dhënies së mbështetjes financiare nga fondet publike, apo fonde të tjera të ligjshme, në zbatim të ligjit dhe në përputhje me prioritetet dhe politikat e MAS për arsimin e lartë.
iii) Garantimit të funksionimit të skemës së kredive studentore për studentët, sipas kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi.
Cv dhe pagat e nëpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetenecat dhe detyrat e tyre.
AKFAL-i drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj agjencie dhe përgjigjet para ministrit të Arsimit dhe Sportit. Drejtori i Përgjithshëm i AKFAL-it është titullari i institucionit dhe e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretë, i cili emërohet, lirohet nga detyra, sipas përcaktimeve të legjislacionit të shërbimit civil. Paga e Drejtorit të Përgjithshëm të AKFAL sipas legjislacionit në fuqi është e kategorisë II-1.
Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime.
Organet e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, të cilët drejtojnë dhe administrojnë agjencinë janë dy: Bordi Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKFAL-it. Këto organi marrin vendimet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, brenda fushës së kompetencave të AP-së. Organet e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, të cilët drejtojnë dhe administrojnë agjencinë janë dy: Bordi Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKFAL-it. Këto organi marrin vendimet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, brenda fushës së kompetencave të AP-së.
Procedurat dhe Mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP.
Çdo person ka të drejtë të ushtrojë mjetet ligjore administrative ndaj çdo veprimi apo mosveprimi administrativ, nëse pretendon se të drejtat apo interesat e saj të ligjshëm cenohen nga ky veprim apo mosveprim.
Për dërgimin e një kërkese ose ankese pranë Agjencisë Kombëtare të Fianncimit të Arsimit të Lartë, mund të përdoren adresat postare, si më poshtë:
Afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve kryhet brenda afateve ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.