Logo AKFAL
EN

Financimi i IAL-ve Publike

Institucionet publike të arsimit të lartë financohen nga Buxheti i Shtetit, shpërndarja e fondeve realizohet nga AKFAL në formë granti, sipas kategorive të mëposhtme:

  1. Granti i politikave të zhvillimit për institucionet publike të arsimit të lartë.

  2. Granti i mësimdhënies.

 

Granti i mësimdhënies përfshin:

  1. Fondin për institucionet publike të arsimit të lartë.

  2. Fondin e mbështetjes studentore.

 

  • Fondi institucional

Fondi institucional u shpërndahet institucioneve publike të arsimit të lartë, sipas një formule që garanton mundësi të barabarta, drejtësi dhe transparencë.

Masa e fondit institucional i shpërndarë në vite

Fondi institucional për vitin 2024 (dokument)

 

  • Fondi i mbështetjes studentore 

Fondi i mbështetjes studentore përfshin tri kategori financimi:

  1. Bursat e studimit për studentët e shkëlqyer;

  2. Bursat e studimit për studentët në programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar; 

  3. Bursat e studimit për studentët që i përkasin shtresave sociale në nevojë.

Masa e fondit të mbështetjes studentore

Fondi mbështetjes 2024 (dokument)

 

  • Granti i Politikave të zhvillimit

Granti i politikave të zhvillimit për institucionet publike të arsimit të lartë përfshin:

  1. Fondin për mbështetjen e institucionit dhe infrastrukturës akademike;

  2. Fondin e projekteve konkurruese për zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Dokument për “Kriteret dhe formulën për shpërndarjen e fondeve publike”