Galeria
04/04/2024
Panairi “Work & Study”, 2024
AKFAL merr pjesë në Panairin e Punës dhe Aftësive 2024 - “Work & Study”, i cili u mbajt në datat 3 dhe 4 Prill, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Për programet prioritare të studimit për vitin akademik 2024-2025
Për vitin akademik 2024-2025, do të financohen me bursa sa paga minimale, mbi 100 studentë që ndjekin studimet në 19 programe prioritare, në 8 Universitete Publike.
Bursat sa paga minimale janë një mbështetje për studentët, në programet me interes strategjik për vendin. Kjo është dhe një garanci më shumë që nesër të kemi profesionistë të kualifikuar në këto fusha që janë me interes për sektorët zhvillimor, por nga ana tjetër kjo është edhe një garanci për punësim të sigurt nesër.
Bursat shpërndahen në:
-
Universiteti "Fan S. Noli" Korçë - Fakulteti i Bujqësisë - 4 bursa;
-
Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë - Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore - 6 bursa;
-
Universitetin "Luigj Gurakuqi" Shkodër - Fakulteti i Shkencave të Natyrës - 9 bursa;
-
Universiteti "Eqerem Çabej" Gjirokastër - Fakulteti i Shkencave të Natyrës - 3 bursa;
-
Universiteti "Aleksandër Xhuvani" Elbasan - Fakulteti i Shkencave të Natyrës - 14 bursa;
-
Universiteti i Tiranës - Fakulteti i Shkencave të Natyrës - 24 bursa;
-
Universiteti Politeknik i Tiranës - Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave - 10 bursa;
-
Universiteti Bujqësor i Tiranës - Fakultetit i Bujqësisë dhe Mjedisit - 24 bursa;
-
Universiteti Bujqësor i Tiranës - Fakultetit i Shkencave Pyjore - 6 bursa.
Takim pune me Ministren e Arsimit dhe stafin e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL)
Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), si institucion përgjegjës për zbatimin e politikave të financimit dhe mbështetjes për arsimin e lartë publik, zhvilloi një takim pune me Ministren e Arsimit dhe Sportit, së bashku me stafin teknik të Agjencisë.
Takimi u fokusua në koordinimin e proceseve të financimit, forcimin e bashkëpunimit institucional me institucionet e arsimit të lartë publik, si dhe në rritjen e transparencës dhe efikasitetit në menaxhimin e fondeve publike.
Për vitin 2026, Ministria e Arsimit dhe Sportit mbështet universitetet publike me 11.2 miliardë lekë, në funksion të grantit të mësimdhënies dhe mbështetjes për studentët, përmes bursave dhe skemave financiare.
Nënshkrimi i marrëveshjeve trepalëshe me studentët përfitues
Momente nga nisja e procesit të nënshkrimit të marrëveshjeve trepalëshe me studentët përfitues të Mbështetjes Financiare për vitin akademik 2025–2026, i realizuar nga Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), në bashkëpunim me institucionet publike të arsimit të lartë.
Ky proces përfaqëson fazën përfundimtare të skemës së Mbështetjes Financiare dhe shërben për formalizimin e përfitimit nga studentët e miratuar, në përputhje me kriteret dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi. Marrëveshja trepalëshe lidhet ndërmjet studentit përfitues, institucionit publik të arsimit të lartë dhe AKFAL, duke garantuar zbatimin korrekt të përfitimeve përkatëse.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, studentët përfitues sigurojnë bursën në masën e një page minimale mujore, si dhe përjashtimin nga pagesa e tarifës vjetore të shkollimit, sipas përcaktimeve të Vendimit të Këshillit të Ministrave përkatës. Nënshkrimi i marrëveshjeve shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin akademik të studentëve dhe në zbatimin e politikave shtetërore për mbështetjen e arsimit të lartë publik.
Procesi i nënshkrimit do të vijojë në ditët në vijim, sipas procedurave të parashikuara, ndërsa çdo student përfitues do të kontaktohet individualisht nga AKFAL për vijimin e hapave të mëtejshëm dhe realizimin e nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe.
AKFAL mbetet e angazhuar në mbështetjen e studentëve, në nxitjen e ekselencës akademike dhe në forcimin e bashkëpunimit me institucionet publike të arsimit të lartë, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të sistemit të arsimit të lartë në vend.