Logo AKFAL
EN

Njoftime

Njoftim për Bankat e Nivelit të Dytë, për të paraqitur oferta për normën e interesit të kredisë studentore.

Në mbështetje të nenit 11, pika 1/c, të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; të germës “c”, të pikës 3, të VKM-së nr. 397, datë 3.5.2017,

Në mbështetje të nenit 11, pika 1/c, të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; të germës “c”, të pikës 3, të VKM-së nr. 397, datë 3.5.2017, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë”; si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 440, datë 19.7.2023, “Për përcaktimin e skemës së Kreditimit Studentor”, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) fton Bankat e Nivelit të Dytë të interesuara, të paraqesin ofertë për normën e interesit për kredinë studentore, sipas kushteve të skemës së kreditimit studentor, të përcaktuara në VKM-në nr. 440, datë 19.7.2023. Sipas skemës së kreditimit studentor, studentët të cilët plotësojnë kushtet kanë të drejtë të përfitojnë kredi studentore për financimin e kostos së studimeve, ku një pjesë e normës së interesit të kredisë (jo më shumë se pesë pikë përqindje) do të financohet nga buxheti i shtetit.

 

Kreditimi i studentëve do të realizohet nga një bankë e nivelit të dytë, e cila do të përzgjidhet me procedurë konkurrimi. Procedurat, rregullat e përzgjedhjes dhe të renditjes së Bankave të Nivelit të dytë, si dhe procedurat e ankimit, përcaktohen në urdhrin përkatës të drejtorit të përgjithshëm të AKFAL-it, sipas dokumenteve bashkëlidhur kësaj shpallje. Të gjitha Bankat e Nivelit të Dytë për t’u kualifikuar duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të veçanta. Renditja e ofertave të bankave do të bëhet nga komisioni i vlerësimit dhe i renditjes, që ngrihet nga AKFAL-i, i cili do të rendisë ofertat e administruara, sipas normës më të ulët të interesit.

 

Për sa më sipër:

Ftojmë çdo bankë të nivelit të dytë të paraqesë ofertën e saj, dorazi ose me postë, të mbyllur në zarf, të specifikuar për protokollin me shënimin: “të mos hapet deri në datën e caktuar”, brenda 60 ditëve kalendarike nga momenti i publikimit të thirrjes në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare, në adresë të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, adresa: Rruga “Naim Frashëri”, nr. 37, Tiranë.

 

Dokumentet bashkëngjitur ofertës duhet të dorëzohen të noterizuara, sipas anekseve më poshtë:

- Aneksi 1: Lista e dokumenteve të nevojshme për aplikim;

- Aneksi 2: Formulari tip i aplikimit;

- Aneksi 3: Deklarata për pranimin e kushteve të përcaktuara në VKM-në nr. 440/2023;

- Aneksi 4: Formulari tip i deklarimit të konfliktit të interesit.