Takim me Bankat e Nivelit të Dytë për garantimin e skemës së kredisë studentore
Në kuadër të procesit të realizimit të skemës së kreditimit studentor, në zbatim të VKM Nr.440/2023, AKFAL organizoi sot më datë 07.12.2023, një takim me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë. Në takim u sqaruan elemente të veçantë të procesit të ofertimit dhe përzgjedhjes së bankës, apo bankave fituese, që do të pranojnë të kreditojnë studentët shqiptarë me kredi studentore. Në këto kredi, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe AKFAL subvencionojnë një pjesë të normës së interesit të kredisë, deri në 5 pikë përqindje.