Logo AKFAL
EN

Njoftime

None

Mbi përfundimin e procesit të aplikimit të studentëve, pranë AKFAL, për përfitimin e mbështetjes financiare, për vitin akademik 2023-2024

Në zbatim të VKM nr.386/2022 “Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen finnaciare te studentëve të shkëlqyer e të studenteve që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë”, i ndryshuar, Udhëzimit nr.30, datë 04.11.2022, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, i ndryshuar, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë ka realizuar procesin e pranimit, administrimit, si dhe të verifikimit paraprak të aplikimeve për mbështetje financiare, për vitin akademik 2023-2024.

 

Aplikimi i studentëve zgjati 2 muaj, nga data 18 tetor 2023 deri në 18 dhjetor 2023.

Gjithsej aplikuan pranë AKFAL, për të përfituar mbështetje financiare, 1131 studentë, nga të cilët:

  • 97 studentë aplikuan sipas kriterit të pikës 2/a të VKM nr.386/2022, i ndryshuar, si maturantë të shkëlqyer (mesatare e shkollës së mesme 10.00 dhe mesatare e përshkallëzuar e provimeve të maturës 9.5).

  • 1034 studentë aplikuan sipas kriterit të pikës 2/c të VKM nr.386/2022, i ndryshuar, si studentë që ndjekin studimet në një program që përbën priortet kombëtar.

  • Nuk është administruar asnjë aplikim sipas kriterit të pikës 2/b të VKM nr.386/2022, i ndryshuar (si studentë olimpiadistë).

 

Studentët te interesohen pranë universiteteve ku studiojnë,  për procedurat në vijim.