Logo AKFAL
EN

Njoftime

Informim rreth Mbështetjes Financiare Studentore

Maturantët që do të ndjekin studimet universitare në institucionet publike të arsimit të lartë, mund të përfitojnë mbështetje financiare (bursë), ku duhet të kenë parasysh VKM nr.386, datë 20.06.2022, të ndryshuar (bashkëlidhur pdf).

Programi i Mbështetjes Financiare ofrohet nga Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) .

Mbështetja Financiare është një ndër programet më të rëndësishme për mbështetjen e studentëve që ndjekin studimet në IAL-të publike, nëpërmjet së cilës studentët e shkëlqyer, studentët që ndjekin studimet në një nga programet prioritare (të listuara mëposhtë)  dhe studentët olimpiadistë, përfitojnë bursë në masën e pagës minimale në shkallë vendi, si dhe përjashtohen nga pagesa e tarifës së studimit.

Zgjedhja midis studimit në Tiranë dhe në një universitet rajonal varet nga preferencat tuaja personale, qëllimet akademike dhe të punësimit si dhe aspektet financiare dhe sociale. Konsideroni hollësitë e çdo alternative dhe mundohuni të shqyrtoni më thellë përvojat dhe mundësitë që mund të ofrohen për ju.

Programet Prioritare:

  1. Arsim parashkollor
  2. Arsim fillor
  3. Gjuhë shqipe dhe letërsi
  4. Histori-Gjeografi
  5. Biologji
  6. Biologji-Kimi
  7. Studime mjedisore
  8. Shkenca mjedisore, profili: Menaxhim i burimeve natyrore
  9. Kimi
  10. Fizikë
  11. Matematikë
  12. Matematikë-Fizikë
  13. Inxhinieri matematike
  14. Inxhinieri fizike
  15. Inxhinieri mjedisi
  16. Inxhinieri navale
  17. Navigacion dhe menaxhim detar
  18. Inxhinieri e burimeve minerare
  19. Inxhinieri e naftës dhe gazit
  20. Inxhinieri gjeoinformatike
  21. Inxhinieri gjeologjike
  22. Inxhinieri gjeomjedis
  23. Inxhinieri agrare, profil: mbrojtje bimësh
  24. Inxhinieri agrare, profil: hortikulture
  25. Inxhinieri agrare, profil: agronomi
  26. Inxhinieri agrare, profil: agromekanizëm
  27. Zootekni dhe siguria e produkteve blegtorale
  28. Biologji marine dhe akuakulturë
  29. Bioteknologji zooveterinare
  30. Agrobiologji
  31. Agrobiznes
  32. Agroushqim
  33. Vreshtari-Enologji
  34. Inxhinieri agronomike
  35. Inxhinieri pyjore
  36. Inxhinieri përpunim druri
  37. Mjekësi veterinare
  38. Menaxhim turizmi (rural, arkeologjik, kulturor, hotelerirestorant,mikpritje)
  39. Ekonomi-Turizëm
  40. Turizëm