Për programet prioritare të studimit për vitin akademik 2024-2025
Për vitin akademik 2024-2025, do të financohen me bursa sa paga minimale, mbi 100 studentë që ndjekin studimet në 19 programe prioritare, në 8 Universitete Publike.
Bursat sa paga minimale janë një mbështetje për studentët, në programet me interes strategjik për vendin. Kjo është dhe një garanci më shumë që nesër të kemi profesionistë të kualifikuar në këto fusha që janë me interes për sektorët zhvillimor, por nga ana tjetër kjo është edhe një garanci për punësim të sigurt nesër.
Bursat shpërndahen në:
- Universiteti "Fan S. Noli" Korçë - Fakulteti i Bujqësisë - 4 bursa;
- Universiteti "Ismail Qemali" Vlorë - Fakulteti i Shkencave Teknike dhe Natyrore - 6 bursa;
- Universitetin "Luigj Gurakuqi" Shkodër - Fakulteti i Shkencave të Natyrës - 9 bursa;
- Universiteti "Eqerem Çabej" Gjirokastër - Fakulteti i Shkencave të Natyrës - 3 bursa;
- Universiteti "Aleksandër Xhuvani" Elbasan - Fakulteti i Shkencave të Natyrës - 14 bursa;
- Universiteti i Tiranës - Fakulteti i Shkencave të Natyrës - 24 bursa;
- Universiteti Politeknik i Tiranës - Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave - 10 bursa;
- Universiteti Bujqësor i Tiranës - Fakultetit i Bujqësisë dhe Mjedisit - 24 bursa;
- Universiteti Bujqësor i Tiranës - Fakultetit i Shkencave Pyjore - 6 bursa.