Logo AKFAL

Agjencia Kombëtare e Financimit
të Arsimit të Lartë

EN

Njoftime

NJOFTIM PËR PRANIMIN E APLIKIMEVE FIZIKE PËR PËRFITIMIN E MBËSHTETJES FINANCIARE

Në rast se studentët hasin probleme gjatë aplikimit në platformën e-Albania, aplikimet mund të dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), në adresën: Rruga “Naim Frashëri”, nr. 37, Tiranëbrenda periudhës 22 Tetor – 20 Dhjetor 2025.

Lista e dokumenteve:

  • Për studentët e shkëlqyer:

1. Formulari i Aplikimit;

2. Fotokopje Dokument Identifikimi;

3. Fotokopje të Diplomës dhe Certifikatës së Maturës Shtetërore.

  • Për studentët fitues të olimpiadave / në programe prioritare:

1. Formulari i Aplikimit;

2.Fotokopje Dokument Identifikimi.