Logo AKFAL
AL

Mission and Activity

Misioni

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) është institucion publik  në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe ka në misionin e saj që në përputhje me legjislacionin në fuqi, të mbështesë financiarisht institucionet publike të arsimit të lartë dhe studentët e tyre, me qëllim rritjen e performancës së veprimtarisë të këtyre institucioneve.

Veprimtaria

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, AKFAL garanton përdorimin e mjeteve efektive për të siguruar përmbushjen e qëllimit të ligjit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, si dhe zbatimin e strategjisë shtetërore për arsimin përmes:

  1. Mbështetjes së veprimtarisë së institucioneve publike të arsimit të lartë, nëpërmjet shpërndarjes së fondeve publike, bazuar në kritere që synojnë pëmirësimin e menaxhimit dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiare të institucioneve të arsimit të lartë, në zbatim të ligjit dhe në përputhje me prioritetet dhe politikat e MAS për arsimin e lartë.

  2. Mbështetjes së studentëve, në IAL-të publike, nëpërmjet shpërndarjes së bursave të studimit, apo dhënies së mbështetjes financiare nga fondet publike, apo fonde të tjera të ligjshme, në zbatim të ligjit dhe në përputhje me prioritetet dhe politikat e MAS për arsimin e lartë.

  3. Garantimit të funksionimit të skemës së kredive studentore për studentët, sipas kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi.