Transparency Program
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
Regjistri i emaileve dhe pergjigjeve 2024
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit" (në vijim "LDI"), Autoriteti Publik (në vijim "AP"), duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim "PT"), të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim "Komisioneri"), AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të shikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t'u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të AP. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, AP duhet të vlerësojë nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.
Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshm për t'u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikim e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
Struktura organizative/Organigrama.
Struktura e pagave.
Funksionet dhe Detyrat e AP - Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) është institucion publik në varësi të ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe ka në misionin e saj që në përputhje me legjislacionin në fuqi, të mbështesë financiarisht institucionet publike të arsimit të lartë dhe studentët e tyre, me qëllim rritjen e performancës së veprimtarisë të këtyre institucioneve. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj, AKFAL garanton përdorimin e mjeteve efektive për të siguruar përmbushjen e qëllimit të ligjit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, si dhe zbatimin e strategjisë shtetërore për arsimin përmes:
i) Mbështetjes së veprimtarisë së institucioneve publike të arsimit të lartë, nëpërmjet shpërndarjes së fondeve publike, bazuar në kritere që synojnë pëmirësimin e menaxhimit dhe rritjen e qëndrueshmërisë financiare të institucioneve të arsimit të lartë, në zbatim të ligjit dhe në përputhje me prioritetet dhe politikat e MAS për arsimin e lartë.
ii) Mbështetjes së studentëve, në IAL-të publike, nëpërmjet shpërndarjes së bursave të studimit, apo dhënies së mbështetjes financiare nga fondet publike, apo fonde të tjera të ligjshme, në zbatim të ligjit dhe në përputhje me prioritetet dhe politikat e MAS për arsimin e lartë.
iii) Garantimit të funksionimit të skemës së kredive studentore për studentët, sipas kuadrit ligjor dhe nënligjor në fuqi.
Cv dhe pagat e nëpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetenecat dhe detyrat e tyre.
Z. Vangjush Stavro
Z. Vangjush Stavro ushtron detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë.
Z. Stavro ka kryer studimet e larta në Universitetin e Birmingamit, në Mbretërinë e
Bashkuar ku u diplomua për Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri të Softëare-ve,
degë në të cilën ka marrë edhe titullin ʺMaster i Shkencaveʺ.
Z. Stavro ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile dhe
Drejtorit të Drejtorisë së Sistemeve Informatike në Ministrinë e Brendshme në
periudhën 2019-2024, ku ka drejtuar procesin e digjitalizimit të shërbimeve të
Shërbimit Shtetëror të Gjendjes Civile.
Bashkëpunimi i parë i Z. Stavro me Ministrinë e Arsimit daton në vitin 2018, ku ka
drejtuar ekipin e zhvillimit pranë Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik
Shqiptar (RASH), për implementimin e suksesshëm dhe qendrueshmërinë e
sistemeve informatike, si dhe për ndërtimin e arkitekturës teknike të portaleve me
rëndësi të veçantë kombëtare siç është ai i aplikimit universitar “UAlbania” dhe i
administrimit të universiteteve “Pitagora”.
Nga viti 2016 është pjesë e trupës akademike dhe kontribuon me kohë të pjesshme
pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Departamenti
i Informatikës.
Përgjatë zhvillimit të tij profesional, z. Stavro ka spikatur në fushën e shkencave
kompjuterike përmes ndërtimit dhe zhvillimit të programeve të ndryshme duke
drejtuar ekipe zhvillimi në industrinë shqiptare të informatikës për tregun shqiptar
dhe të huaj.
Z. Stavro zotëron gjuhët angleze dhe greke si dhe është njohës i gjuhëve frënge dhe
italiane.
Znj. Juljana Margariti
Znj. Juljana Margariti ushtron detyrën e Drejtoreshës së Drejtorisë së Granteve në
Agjencinë Kombëtare të Financimit për Arsimin e Lartë (AKFAL) që prej muajit maj 2025.
Ajo ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Ekonomisë,
ku është diplomuar në Menaxhim Biznesi në vitin 2000, si dhe ka ndjekur studime
pasuniversitare në Financë–Bankë në të njëjtin fakultet. Gjithashtu, ka ndjekur
trajnime profesionale në fushën e kontabilitetit dhe programeve financiare,
përfshirë Financa 5.0 dhe Alpha Business (IBM).
Znj. Margariti ka një eksperiencë të gjatë dhe të konsoliduar në sektorin publik dhe privat,
në fushën e administrimit dhe të strukturave financiare.
Ajo ka ushtruar detyrën e Drejtoreshës së Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse pranë
Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST sh.a.), si dhe ka mbajtur funksione drejtuese
dhe financiare në shoqëri tregtare, përfshirë Kastrati sh.a., Alpet dhe Best Oil 2013 sh.p.k.
Gjithashtu, ajo ka ushtruar role financiare dhe drejtuese në institucione publike,
përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Albpetrol.
Znj. Margariti zotëron gjuhën angleze.
Detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm janë si më poshtë:
a) Organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e Agjencisë dhe përgjigjet para Ministrit.
b) Raporton dhe jep sugjerime para Ministrit për çështje që lidhen me detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të punës së tij.
c) Organizon punën e strukturave të AKFAL-it për hartimin dhe propozon në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit kriteret dhe formulën për shpërndarjen e fondeve publike, të cilat miratohen nga kjo ministri. Jep udhëzime të detajuara në lidhje me procesin e hartimit dhe zbatimit të kritereve dhe formulës për shpërndarjen e fondeve publike.
d) Organizon punën e strukturave të AKFAL-it për shpërndarjen e detajuar të fondeve për grantin të mësimdhënies dhe grantin e politikave të zhvillimit, sipas kritereve dhe formulës së miratuar.
e) Drejton dhe mbikqyr veprimtarinë e drejtorive dhe sektorëve të institucionit, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së punës me saktësi dhe produktivitet.
f) Kryen vlerësimin vjetor të rezultateve në punë të stafit të AKFAL-it. Monitoron performancën e përgjithshme të punonjësve të agjencisë, si dhe diskuton e jep udhëzime të nevojshme për të përmirësuar punën në fusha që kanë nevojë për përmirësim.
g) Siguron që stafi i agjencisë ka informacionin, trajnimet e duhura dhe aksesin për t’u këshilluar për çështje të ndryshme, si dhe përcakton nevojat për trajnim dhe zhvillim profesional të tyre.
h) Siguron që burimet, në dispozicion të agjencisë, të organizohen në mënyrë që objektivat e saj të realizohen me efektshmëri të lartë dhe korrektësi.
i) Monitoron disiplinën në punë dhe respektimin e rregullave të etikës në AKFAL, si dhe ndërmerr veprimet e nevojshme sipas kërkesave të VKM Nr. 115, datë 5.3.2014 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil”.
j) Merr pjesë nëpërmjet konsulencës teknike, këshillimit, ndërveprimit, për realizimin me efikasitet dhe saktësi të çdo detyre të AKFAL-it.
k) Përfaqëson agjencinë në takime, aktivitete, forume apo grupe pune brenda dhe jashtë vendit, në rastet kur i ngarkohet në mënyrë të posaçme nga Ministri i Arsimit dhe Sportit, me qëllim mbarëvajtjen e marrëdhënieve me palë të treta dhe/ose prezantimin e pozicionit të Agjencisë mbi çështje të ndryshme të funksioneve të institucionit.
l) Bashkëpunon me rektorët e institucioneve të arsimit të lartë, Bordin Drejtues të AKFAL dhe me organe të tjera shtetërore, për të identifikuar dhe zgjidhur problemet, të cilat ndërlidhen me detyrat e AKFAL, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së punës.
m) Bashkëpunon me donatorë dhe palë të treta, në rastet kur i ngarkohet në mënyrë të posaçme nga ministri, në mbarëvajtje të punëve të agjencisë.
n) Përfaqëson qëndrimin e AKFAL-it në dalje publike dhe mediatike, të autorizuara paraprakisht nga Ministri i Arsimit dhe Sportit.
o) Koordinon me drejtoritë dhe strukturat e tjera të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për çështje të mbarëvajtjes së AKFAL-it.
p) Jep miratimin përfundimtar për materialet dhe dokumentet që do të publikohen e botohen nga AKFAL-i, si dhe për mirëmbajtjen dhe publikimet në faqen zyrtare elektronike on line (website) të AKFAL-it.
q) Në mungesë të Drejtorit të Përgjithshëm dhe me autorizim të tij, përfaqësimi i Agjencisë mund të bëhet nga njëri ose nga të dy drejtorët vartës, në varësi të çështjes që mund të ketë nevojë për autorizim (Drejtori i Drejtorisë së Granteve ose/dhe Drejtori i Drejtorisë së Analizës dhe Monitorimit).
Drejtori i drejtorisë së Granteve të AKFAL:
a) Organizon, drejton dhe mbikqyr veprimtarinë e Drejtorisë së Granteve dhe përgjigjet para Drejtorit të Përgjithshëm të AKFAL.
b) Bashkëpunon dhe organizon punën për hartimin e projekt-propozimit për kriteret dhe formulën e shpërndarjes së fondeve publike, të cilat ia raporton Drejtorit të Përgjithshëm të AKFAL-it. Jep udhëzime të detajuara në lidhje me procesin e hartimit dhe zbatimit të kritereve dhe formulës për shpërndarjen e fondeve publike.
c) Në bazë të kritereve e të formulës së miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, i paraqet për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të AKFAL-it projektin e argumentuar për:
i) shpërndarjen e fondit për mbështetjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe infrastrukturën akademike, pjesë e grantit të politikave të zhvillimit;
ii) shpërndarjen e fondit për projektet konkurruese për zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë, pjesë e grantit të politikave të zhvillimit;
iii) shpërndarjen e fondit për institucionet e arsimit të lartë, pjesë e grantit të mësimdhënies
iv) shpërndarjen e fondit të mbështetjes studentore, pjesë e grantit të mësimdhënies;
d) Përgatit materialet dhe projektet për garantimin e skemës së kredive studentore, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave;
e) Përgatit dhe i paraqet Drejtorit të Përgjithshëm të AKFAL-it projektin e “dokumentit të prioriteteve”, ku përcaktohet struktura e shpenzimit të fondit publik për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, në përputhje me prioritetet e vendit;
f) Organizon punën për të kryer vlerësimin e kushteve që duhet të plotësojnë institucionet e arsimit të lartë, për aplikim për kredimarrje, në zbatim të vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave;
g) Organizon punën për të vlerësuar respektimin e kushteve të skemës së kredisë studentore nga institucionet kredidhënëse;
h) Organizon punën për të hartuar dhe publikuar raportin e financimit të institucioneve të arsimit të lartë për çdo vit akademik;
i) I sugjeron Drejtorit të Përgjithshëm të AKFAL-it draft-akte apo mendime për çështje, që kanë lidhje me detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të punës së Drejtorisë së Granteve.
j) Monitoron performancën e punonjësve të Drejtorisë së Granteve, si dhe diskuton e jep udhëzime të nevojshme për ta rritur atë.
k) Siguron që stafi i Drejtorisë së Granteve ka informacionin dhe aksesin për t’u këshilluar për çështje të ndryshme, si dhe propozon nevojat për trajnim dhe zhvillim profesional të tyre.
l) Përgjigjet për disiplinën në punë dhe respektimin e rregullave të etikës, nga punonjësit e Drejtorisë së Granteve, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme sipas kërkesave të VKM Nr. 115, datë 5.3.2014 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil”.
m) Merr pjesë nëpërmjet konsulencës teknike dhe këshillimit drejtpërdrejtë në realizimin me efikasitet dhe saktësi të çdo detyre të Drejtorisë së Granteve.
Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AP për të marrë vendime.
Organet e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, të cilët drejtojnë dhe administrojnë agjencinë janë dy: Bordi Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKFAL-it. Këto organi marrin vendimet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, brenda fushës së kompetencave të AP-së. Organet e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, të cilët drejtojnë dhe administrojnë agjencinë janë dy: Bordi Drejtues dhe Drejtori i Përgjithshëm i AKFAL-it.
Procedurat dhe Mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AP.
Çdo person ka të drejtë të ushtrojë mjetet ligjore administrative ndaj çdo veprimi apo mosveprimi administrativ, nëse pretendon se të drejtat apo interesat e saj të ligjshëm cenohen nga ky veprim apo mosveprim.
Për dërgimin e një kërkese ose ankese pranë Agjencisë Kombëtare të Fianncimit të Arsimit të Lartë, mund të përdoren adresat postare, si më poshtë:
- e-mail: info.akfal@arsimi.gov.al
Afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve kryhet brenda afateve ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Kordinatori: Anisa Dervishi
Email: anisa.dervishi@arsimi.gov.al, info.akfal@arsimi.gov.al
Orari: E hënë- E enjte: 8:00-16:30; E premte - 8:00-14:00
-
Format kërkese/shpjeguese (dokumenti ne pdf)
-
Format ankese/shpjeguese (dokumenti ne pdf)
Komisioneri formular ankese
- Rezolutë e Kuvendit te Shqipërisë. (nuk ka informacion)
- Planet Strategjike të punës. (nuk ka informacion)
- Raporte monitorimi/auditimi. (nuk ka informacion)
- Dokumente te tjera që përmbajnë tregues të performancës të AP. (nuk ka informacion)
Informacion mbi Buxhetin dhe të dhënat financiare të AP:
-
Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin fiananciar në vijim dhe vitet e kaluara.
-
Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset.
-
Donacione, sponsorizime. (nuk ka informacion)
-
Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
Situacion shpenzimesh Janar - Dhjetor 2023
Situacion shpenzimesh Janar - Dhjetor 2024
Situacion shpenzimesh Janar - Nëntor 2025
Informacion per procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncensionit/ partneritetit publik privat:
-
Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik (dokumenti ne pdf).
-
Regjistri i realizimeve të prokurimit publik.
-
Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme.
Regjistri i Parashikimeve te Prokurimit Publik
Regjistri i Parashikimeve
Shërbime që ofrohen nga AP:
- Mbështetja Financiare (fomularet e aplikimit).
- Kredia studentore (shërbimi ofrohet në e-albania).
Formulari i aplikimit për MF 2025-2026
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve:
- Lista me afatet e ruajtjes së dokumenteve të AKFAL.
- Pasqyra emertuese e celjes së dosjeve.
Komisioni i ekspertizës RHK
Komisioni I Ekspertizes Afate Ruajtje
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve:
Regjistri i ankesave dhe përgjigjeve të tremujorit të katërt
Regjistri i ankesave dhe pergjigjeve të tremujorit të tretë
Regjistri i ankesave dhe përgjigjeve të tremujorit të dytë
Regjistri i emaileve dhe përgjigjeve 2024.
Regjistri i emaileve dhe përgjigjeve 2025
Regjistri i emaileve dhe përgjigjeve tetor 2025
Regjistri i emaileve dhe përgjigjeve nëntor 2025
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AKFAL:
-
Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga MAS.
-
Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve.
-
Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim.
-
Procedura e ankimimit.
(AKFAL nuk e ofron këtë shërbim)
Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga MAS:
-
Njoftime për procedurat e rekrutimit/pranimit në shërbim civil.
-
Publikime.
-
Projekte.
-
Bashkëpunime etj.