Logo AKFAL

Agjencia Kombëtare e Financimit
të Arsimit të Lartë

AL

FAQ

Rreth Mbështetjes Financiare (MF)

Për të aplikuar për mbështetje finaciare duhet vetëm formulari i aplikimit i cili behet nepermjet portalit e-albania, në linkun Aplikim për mbështetje financiare .

Ju do të njoftoheni në rrugë elektronike brenda muajit Tetor.

 Ju duhet të firmosni marrëvshjen tre palëshe midis AKFAL-IAL-student.

Nota mesatare nuk është kriter për të përfituar MF, por për të vijuar MF duhet të mbahet nota mesatare.

Nëse ju plotësoni kriteret e VKM, pra notën mesatare të tre viteve shkollore 10.00 dhe nota e provimeve me zgjedhje të maturës Shtetërore të jetë 9.5,ju jeni përfitues.

Për cdo informacion të ri, ju do të njoftoheni në rruge elektronike.

Studentët të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen tre palëshe në vitin akademik 2022-2023, do të vijojnë MF edhe në master, pasi të firmosin në AKFAL marrëveshjen e re ( AKFAL-IAL-Student).

Ndërsa studentët e viteve të tjera e kanë të parashikuar përfitimin e MF në marrëveshjen që kanë nënshkruar.

Jo, studentët që përfitojnë MF si prioritare dhe të shkëlqyer, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.

Sepse numri i aplikimeve ka qenë më i madh se kuotat e miratuara ose keni qenë i/e regjistruar në një program të dytë studimi.

Po, mbështetja ndalet për atë vit, por nëse mesatarja rritet përsëri vitin pasardhës, ju e rifitoni.

Jo, ju nuk mund të përfitoni MF nëse nuk keni frekuentuar rregullisht procesin mësimor.

-Nëse ju refuzoni MF në momentin kur jeni shpallur fituese, ju thjesht nuk firmosni marrëveshjen tre palëshe.

-Nëse ju keni përfituar një pjesë të financimit për MF, atëhere ju duhet të ktheni të gjithë shumën e financimit të përfituar deri në atë moment.

-Nëse ju kërkoni të ndryshoni program studimi, atëhere ju dërgoni pranë AKFAL vërtetimin e çregjistrimit nga ky program studimi, si edhe të ktheni të gjithë shumën e financimit të përfituar deri në atë moment.

Po, ju mund të përfitoni MF si studente e shkëlqyer.

Pas diplomimit, punësimi i studentëve përfitues të fushave prioritare bëhet për 3 vite në institucionet që përcakton Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me institucionet publike të interesit.

Ju duhet të aplikoni për cdo pozicion të lirë pune,në institucionet e Administratës Buxhetore Shtetërore dhe Institucionet e Pavarura Publike.

Po, mund të bëni specializimin dhe njëkohësisht të punoni në shtet sipas detyrimit 3-vjeçar pas diplomimit.

Rreth Kredive Studentore

Studenti ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga fillimi i vitit akademik.

Në shërbimin elektronik "Aplikim për Kredi Studentore”, duke plotësuar formularin e aplikimit dhe duke ngarkuar dokumentet e nevojshme si më poshtë:

- Vërtetim që studenti është regjistruar dhe studion në një institucion të arsimit të lartë (dokument orgjinal).

- Vërtetim notash + dëftesë pjekurie

(Studentët e regjistruar në vitin e parë të studimit të ngarkojnë dëftesën e pjekurisë me listen e notave).

Studenti, që ndjek një program të dytë studimi, nuk ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore.

Po, ka të drejtën të aplikojë për të përfituar kredi studentore, por ministria përgjegjëse për arsimin nuk do të financojë një pjesë të normës së interesit.

Kredia Studentore mbulon tarifën e studimit dhe kostot e jetesës, të cilët përllogariten si më poshtë:

- Kosto e jetesës përllogaritet deri në kufirin e pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, në masën 40.000 lekë/muaj.

- Tarifën e studimit:

i. për studentët që ndjekin studimet në IAL publike, do të përllogaritet sipas kufirit të përcaktuar në VKM-në nr.288/2018.

ii. Për studentët që ndjekin studimet në IAL jo publike, do të përllogaritet sipas tarifës së miratuar më Vendim të Bordit të Administrimit, të IAL-së në të cilën studenti ndjek studimet.