Logo AKFAL
AL

News

None

Takim me Ministren e Arsimit, Znj. Ogerta Manastirliu

Gjatë takimit me drejtuesit dhe stafet e Agjencisë së Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKShI), minstrja znj. Ogerta Manastirliu diskutoi për rëndësinë e bashkëpunimit intensiv mes strukturave, në zbatim të politikave për rritjen e cilësisë dhe performancës së institucioneve të arsimit të lartë, si në mësimdhënie dhe në mbështetje për projektet dhe infrastrukturën e kërkimit shkencor.

 

"Detyra jonë numër një është angazhimi i studentëve në kërkimin shkencor si dhe mbështetja e vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve akademike në drejtim të shkencës së aplikuar.

Një strategji e përbashkët për mbështetjen e studentëve të ekselencës, rritjes së financimit përmes granteve bazuar në performancë dhe projekteve të kërkimit shkencor, do të nxisë performancën e universiteteve dhe do të ndikojë në vlerësimet periodike të matësve kombëtarë dhe ndërkombëtarë." U shpreh znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit.