Logo AKFAL
AL

News

None

Dyfishimi i Financimit nga Buxheti i Shtetit për Vitin Akademik 2023-2024

Për vitin akademik 2023-2024 nga Ministria Arsimit dhe Sportit është dyfishuar financimi nga Buxheti i Shtetit për mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer dhe studentëve që ndjekin studimet në një program prioritar. Ky fond mundëson vënien në dispozicion të 310 kuotave gjithësej për mbështetjen me bursa në masën e pagës minimale për studentët ekselentë dhe ata që ndjekin programet prioritare, nga të cilat:
- 100 kuota për studentët e shkëlqyer;
- dhe 210 për studentë që studiojnë në programe prioritare.

 

Ndërkohë në vitin akademik 2022-2023 fondi i vënë në dispozicion mbuloi financimin për 157 kuota nga të cilat:
- 70 kuota për studentë të shkëlqyer;
- dhe 87 kuota për studentë që studiojnë në programe prioritare.

 

Agjensia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Larte ka informuar të gjitha IAL-të publike në lidhje me numrin e kuotave që janë vënë në dispozicion për secilën prej tyre në vitin akademik 2023-2024. Në përfundim të procesit të aplikimit, është përcjellë lista e studentëve aplikues për çdo program, studimi secilës IAL, me qëllim vijimin e përzgjedhjes së studentëve përfitues dhe shpërndarjen e këtyre kuotave. Bazuar në VKM nr.386/2022, i ndryshuar, Senatet Akademike me vendim të tyre, do të përcaktojnë shpërndarjen e kuotave sipas programeve prioritare që ata ofrojnë, si dhe do të përzgjedhin studentët përfitues nga lista totale, sipas programeve që ata vlerësojnë të riskuara bazuar në nevojat e tregut të punës.