NJOFTIM Nr. 4/4, datë 16.1.2024 PËR SHPALLJEN E RENDITJES SË OFERTAVE TË PARAQITURA NGA BANKAT E NIVELIT TË DYTË, NË KUADËR TË PROCESIT TË KREDISË STUDENTORE DHE SHPALLJEN E BANKËS FITUESE TË KËTIJ PROCESI, PËR VITIN AKADEMIK 2023–2024
Në mbështetje të nenit 11, pika 1/“c”, të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”; të pikës 3, germa “c”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 397, datë 3.5.2017, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL)”; të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 440, datë 19.7.2023, “Për përcaktimin e skemës së kreditimit studentor”; të Njoftimit Publik nr. 38, datë 30.10.2023, “Për bankat e nivelit të dytë për të paraqitur oferta për normën e interesit të kredisë studentore”; si dhe të urdhrit nr. 2, datë 4.1.2024, të drejtorit të përgjithshëm të AKFAL-it, “Për ngritjen e komisionit të vlerësimit dhe renditjes së ofertave për normën e interesit të kredisë studentore, të paraqitura nga bankat e nivelit të dytë”; më datë 5.1.2024, ora 10:30, në ambientet e AKFAL-it u zhvillua procesi i hapjes, vlerësimit dhe renditjes së ofertave, të paraqitura nga bankat e nivelit të dytë, deri më datë 29.12.2023. Në përfundim të procesit të vlerësimit të ofertave, sipas kriterit të normës më të ulët të interesit të ofertuar, të përcaktuar në vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 440/2023, rezultoi kjo renditje:
1. Banka “Intesa Sanpaolo”, me normë interesi 6%.
2. Banka “Credins”, me normë interesi 7%. Banka e nivelit të dytë “Intesa Sanpaolo” rezulton fituese e procesit të kredisë studentore, për vitin akademik 2023–2024, me normë interesi për kredinë studentore 6.