Logo AKFAL
AL

News

NJOFTIM PËR PARAQITJEN E APLIKIMEVE PËR TË PËRFITUAR MBËSHTETJE FINANCIARE, NGA STUDENTËT E REGJISTRUAR NË VITIN AKADEMIK 2024-2025

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, në mbështetje të Vendimit nr.386 datë 01.06.2022 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e të studentëve, që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë”, i ndryshuar me VKM nr. 448, datë 03.07.2024, bën publik njoftimin si më poshtë:

Të gjithë studentët shtetas shqiptarë të pranuar në institucionet publike të arsimit të lartë, për program të parë studimi mund të aplikojnë për të përfituar mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, nëse plotësojnë kriteret, si më poshtë:

  • Studentë të shkëlqyer:  

Studenti me notë mesatare në pranim, që:

i. kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00;

ii. në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore është vlerësuar me jo më pak se nota e shkallëzuar 9.5 deri në 10.00.

  • Studentët fitues të olimpiadave:  

Studenti fitues i njërit prej tri çmimeve të para, në olimpiadat ndërkombëtare të arsimit parauniversitar, me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, pavarësisht notës mesatare, kur pranohet në programe studimi, që lidhen me lëndën/t/disiplinën ku ka fituar çmimin.

  • Studentë në programe prioritare:

Studenti i cili ka zgjedhur të ndjekë një prej programeve të studimit, që përbën prioritet kombëtar, të përcaktuar në Vendimin nr.386 datë 01.06.2022 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar me VKM nr. 448, datë 03.07.2024.

 

Aplikimet dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), në rrugë postare ose dorazi në adresën: rruga “Naim Frashëri”, nr.37, Tiranë, brenda periudhës 15 Tetor - 15 Dhjetor 2024.

 

Formulari i aplikimit, sipas modelit në linkun bashkëngjitur, vihet në dispozicion pranë AKFAL-it.