Logo AKFAL
AL

News

NJOFTIM PUBLIK PËR BANKAT E NIVELIT TË DYTË PËR TË PARAQITUR OFERTA PËR NORMËN E INTERESIT TË KREDISË STUDENTORE

Në mbështetje të nenit 11, pika 1/c, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të gërmës “c”, të pikës 3 të VKMsë nr. 397, datë 03.05.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë”, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 440, datë 19.07.2023, “Për përcaktimin e skemës së Kreditimit Studentor”, i ndryshuar:

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë (AKFAL) fton Bankat e Nivelit të Dytë të interesuara, të paraqesin ofertë për normën e interesit për kredinë studentore, sipas kushteve të skemës së kreditimit studentor, të përcaktuara në VKM-në nr. 440, datë 19.07.2023, i ndryshuar.

Sipas skemës së kreditimit studentor, studentët të cilët plotësojnë kushtet kanë të drejtë të përfitojnë kredi studentore për financimin e kostos së studimeve, ku një pjesë e normës së interesit të kredisë (jo më shumë se pesë pikë përqindje) do të financohet nga buxheti i shtetit.

 

Kreditimi i studentëve do të realizohet nga banka/ bankat e nivelit të dytë, të cilat do të përzgjidhen me procedurë konkurrimi. Procedurat, rregullat e përzgjedhjes dhe renditjes së Bankave të Nivelit të dytë, si dhe procedurat e ankimit realizohen sipas Kodit të Procedurës Administrative. Të gjitha Bankat e Nivelit të Dytë për t’u kualifikuar duhet të plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe të veçanta.

 

Renditja e ofertave të bankave do të bëhet nga komisioni i vlerësimit dhe renditjes, që ngrihet nga AKFAL, i cili do të rendisë ofertat e administruara, sipas normës më të ulët të interesit. Për sa më sipër: Ftojmë çdo bankë të nivelit të dytë të paraqesë ofertën e saj, dorazi ose me postë, të mbyllur në zarf, të specifikuar për protokollin me shënimin“të mos hapet deri në datën e caktuar”, brenda 30 ditëve kalendarike nga momenti i publikimit të thirrjes në faqen zyrtare www.akfal.gov.al, në adresë të Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, adresa: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.

 

Dokumentet bashkëngjitur ofertës duhet të dorëzohen kopje origjinale ose të noterizuara, sipas anekseve më poshtë:

- Aneksi 1: Lista e dokumenteve të nevojshme per aplikim;

- Aneksi 2: Formulari tip i aplikimit;

- Aneksi 3: Deklarata për pranimin e kushteve të përcaktuara në VKM nr.440/2023, i ndryshuar;

- Aneksi 4: Formulari tip i deklarimit të konfliktit të interesit;