Logo AKFAL
AL

News

None

HAPEN APLIKIMET PËR KREDI STUDENTORE

 

Në mbështetje të nenit 11, pika 1 “c”, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të gërmës “c”, të pikës 3 të VKM-së nr. 397, datë 03.05.2017 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë”, si dhe të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 440, datë 19.07.2023, “Për përcaktimin e skemës së Kreditimit Studentor”, i ndryshuar, ju njoftojmë se:

Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, fton studentët me shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri, që janë të regjistruar dhe ndjekin studimet në një institucion të arsimit të lartë, të aplikojnë për të përfituar nga skema e kreditimit studentor, për financimin e kostove të studimeve.

Kostoja e studimeve përfshin, tarifën e studimeve dhe kostot e jetesës e cila përllogaritet deri në kufirin e pagës minimale në shkallë vendi, të përcaktuar me VKM nr.113, datë 1.3.2023 “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”.       

 

Renditja e aplikimeve të studentëve për kredi studentore do të bëhet duke u bazuar në kushtet e përcaktuara në pikën 7, të VKM-së nr.440/2023, i ndryshuar, të listuara si më poshtë:

 

  1. Vlera e kredisë së kërkuar;
  2. Lloji i programit të studimit ku është regjistruar studenti;
  3. Rezultatet e studentit kërkues për kredi studentore.

 

Studentët të aplikojnë brenda muajit Shkurt, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, në shërbimi elektronik "Aplikim për Kredi Studentore”, duke plotësuar formularin e aplikimit dhe duke ngarkuar dokumentet e nevojshme si më poshtë:

 

  • Vërtetim që studenti është regjistruar dhe studion në një institucion të arsimit të lartë (dokument orgjinal).
  • Vërtetim notash+ dëftesë pjekurie

(Shembull: Studentët e regjistruar në vitin e parë të studimit të ngarkojnë deftesën e pjekurisë me listen e notave).

  • Vërtetim nga IAL publike që nuk është përfitues i mbështetjes financiare/bursave /përjashtim nga tarifa e studimit.
  • Vërtetim banimi.