Financing of Public IALs
Institucionet publike të arsimit të lartë financohen nga Buxheti i Shtetit, shpërndarja e fondeve realizohet nga AKFAL në formë granti, sipas kategorive të mëposhtme:
-
Granti i politikave të zhvillimit për institucionet publike të arsimit të lartë.
-
Granti i mësimdhënies.
Granti i mësimdhënies përfshin:
-
Fondin për institucionet publike të arsimit të lartë.
-
Fondin e mbështetjes studentore.
-
Fondi institucional
Fondi institucional u shpërndahet institucioneve publike të arsimit të lartë, sipas një formule që garanton mundësi të barabarta, drejtësi dhe transparencë.
Masa e fondit institucional i shpërndarë në vite
Fondi institucional për vitin 2024 (dokument)
-
Fondi i mbështetjes studentore
Fondi i mbështetjes studentore përfshin tri kategori financimi:
-
Bursat e studimit për studentët e shkëlqyer;
-
Bursat e studimit për studentët në programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar;
-
Bursat e studimit për studentët që i përkasin shtresave sociale në nevojë.
Masa e fondit të mbështetjes studentore
Fondi mbështetjes 2024 (dokument)
-
Granti i Politikave të zhvillimit
Granti i politikave të zhvillimit për institucionet publike të arsimit të lartë përfshin:
-
Fondin për mbështetjen e institucionit dhe infrastrukturës akademike;
-
Fondin e projekteve konkurruese për zhvillimin e institucioneve të arsimit të lartë.
Dokument për “Kriteret dhe formulën për shpërndarjen e fondeve publike”