Logo AKFAL
AL

Student Loan

Kredia studentore është një shërbim i cili  ka për subjekt përfitues studentët të cilët ndjekin studimet ne IAL publike dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në Vendimin nr.440 datë 19.07.2023 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e skemës të Kreditimit studentor”. Përcaktimi i masës së financimit për studentët do të përllogaritet duke përfshirë tarifën e shkollimit dhe kostot e jetesës.

Subjekti (studenti) ka të drejtë të përfitojë kredi studentore, për financimin e kostove të studimeve  që plotëson të gjitha kushtet e mëposhtme:

  • Është student, pra është i regjistruar dhe që ndjek studimet në një institucion të arsimit të lartë (provohet me vërtetim);

  • Është me shtetësi dhe vendbanim në Shqipëri;

  • Ndjek studimet në një institucion publik të arsimit të lartë;

  • Nuk është subjekt i përfitimit të bursave, sipas akteve nënligjore në fuqi ;

  • Nuk është subjekt i përfitimit të mbështetjes financiare, sipas akteve nënligjore në fuqi ;

  • Nuk është subjekt i përjashtimit nga tarifat e studimit, sipas akteve nënligjore në fuqi.

Dokumete:

  • Modeli formatit të aplikimit për Studentët (dokument)

  • Modeli formatit të aplikimit për Bankat e Nivelit të dytë (dokument)